Veçantia e kësaj ekspozite është se do të prezantohen punime të ndryshme vetëm në lëmin e grafikës.
Gjithashtu në këtë ekspozitë do të ketë një numër të madh artistësh, të cilët do të marrin pjesë me punimet e tyre grafike.
Artistët do të jenë nga vendet e ndryshme të botës, duke filluar nga Kosova, Zvicra, Britania, Franca, Italia e kështu me radhë.
Grafisti kosovar, Adem Dërmaku, është kurator i kësaj ekspozite ndërkombëtare në Cyrih.
Kjo ekspozitë mbështetet nga “Steindruckerei Wolfensberger”, “Qendra Kulturore e Kosovës CH” dhe Shoqata e artistëve “Bardh e Zi”.
Vernisazhi i ekspozitës bëhet më 7 maj 2015, me fillim në orën 18.00.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 8 deri më 22 maj 2015.
Adresa: Eglistrasse 8, 8004 Zürich
Ora: 18:00
Data: 07 maj 2015
