Kryetrajneri i kombetares së Zvicrës në futboll, Ottmar Hitzfeld ka zgjedhur përfundimisht pesë shqiptarë në formacionin e Zvicrës. Ata janë: Behrami, Xhemaili, Mehmedi, Shaqiri dhe Xhaka.
Ashtu sikurse ishte pritur, sot rreth orës 11. 00 Hitzfeld ka kumtuar për opinion përbërjen përfundimtare të kombëtares zvicerane që do të luajë në ndeshjen kualifikuese me Anglinë. Dhe, në këtë përbërje, kanë gjetur vend 5 lojtarë shqiptarë.
Nga përbërja e kaluar mungon Albert Bunjaku por ndërkohë kombëtares i janë bashkuar për herë të parë të rinjtë shuzmë të talentuar Xhaka dhe Mehmedi.