Irv Gordon ia ka arritur qëllimit. Më 18 shtator 2013 amerikani me veturën Volvo P1800 ka përfunduar udhëtimin më të gjatë në botë me rreth 4.83 milionë kilometra. Volvo e Gordonit ka kaluar kilometrazhin më të gjatë të njohur ndonjëherë nga veturat. Në vendin e dytë vjen vetura e tipit “Mercedes”.
Një shofer grek taksie kishte kaluar 4,6 milionë kilometra. Mercedesi me kilometra rekord ka zënë vend në Muze që nga viti 2004.
74-vjeçari, Irv Gordon, ka kaluar afërsisht 4.8 milionë kilometra me të njëjtën makinë. Për amerikanët është fjala për një moment unik në historinë e automobilave. Volvo P1800 ishte prodhim i vitit 1966. Mësuesi në pension, Irv Gordon, e kishte blerë Volvonë në Islandë. Që nga viti 1998 Gordon mban edhe rekordin botëror për udhëtimin e tij me më shumë kilometra me një automjet jokomercial.
“Për mua kjo nuk ka lidhje me kilometra, por me miqësi që kam krijuar gjatë udhëtimit nëpër botë”, tha Gordon.