Pasaporta shqiptare e viteve ’30-ta brenda saj kishte edhe pesë këshilla mahnitëse të shkruara. Atu shkruhej:
1: Të dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjendet në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
2:Ruaje mirë karakterin kombëtar dhe kryelartësinë shqiptare; bindju lidhjeve dhe urdhërave të vendit kudo që të jesh.
3: Çdo shqiptar është vëllai yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
4: Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur gjuhë të huaja kur nuk është nevoja.
5: Ndero flamurin e atdheut tënd; kush nuk e nderon shenjën e kombësisë, e çnderon vendin e vet.
