Bundesliga është një nga kampionatet më të forta në Evropë. Stadiumet në Gjermani janë të mbushura me tifozë.
Në këtë kampionat po rritet numri i futbollistëve shqiptarë. Meritan Shabani është pjesë e Bayern Munich. Ai debutoi edicionin e kaluar në skuadrën e madhe gjermane. Shabani është vetëm 19-vjeçar dhe me të ardhme të ndritur. Meritani ka lindur në Munih, derisa prindërit e tij janë nga Kosova.
Në janar të këtij viti, në Werder Bremen u transferua Milot Rashica, i ardhur nga Vitesse. Futbollisti nga Vushtrria po adaptohet në skuadrën gjermane, derisa në ndeshjen e fundit ndaj Dysseldorfit luajti nga fillimi.
Elvis Rexhebeçaj është 21-vjeçar dhe luan në Wolfsburg. I lindur në Gjonaj të Prizrenit, Elvisi po e ndërton karrierën në Gjermani me plot sukses.
Florent Muslija është një tjetër futbollisti me prejardhje nga Kosova, i cili luan në Hannover. Vetëm 20-vjeçar. Ai debutoi këtë sezon, derisa është ftuar nga grupmoshat e Gjermanisë.
Futbollisti tjetër është Leon Dajaku. Sulmuesi shqiptar debutoi për Stuttgart-in në fundjavë. Skuadra e tij pësoi 3:0 ndaj Borussia Monchenglabach.
17-vjeçari i është bashkuar skuadrës A të Stutgartit për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai ka lindur në Waiblingen të Gjermanisë, derisa familja e tij janë nga Kosova.