Albinfo.ch gjatë ditës ka raportuar në lidhje me një aksident në Suharekë, ku pesë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku.
Dy fëmijë, një qift bashkëshortor dhe nëna e burrit i cili ishte duke vozitur veturën kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Prizren.
Telegrafi ka raportuar se të njëjtës familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.
Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë.