Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dhënë homologut të tij rus dy dhurata në takimin, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Dhurata e parë është një skulpturë kristali e një bizoni amerikan, “një nga gjitarët më madhështorë të kombit tonë dhe është përfaqësues i forcës, unitetit, qëndrueshmërisë”, thuhet në deklaratë, transmeton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Ai gjithashtu i dha Putinit një palë syzedielli të modelit amerikan “Aviator”.
Biden është i njohur për syzedielli sportive Aviator dhe është fotografuar duke i mbajtur ato shumë herë.