Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë një ndejë në një restorant në Winterthur Seen të hënën në mbrëmje.
Me atë rast është konstatuar se mungonte koncepti i mbrojtjes nga koronavirusi. Ekziston gjithashtu dyshimi se në atë lokal janë luajtur lojëra të paligjshme të fatit, raporton sda.ch
Pronarja e lokalit tashmë ishte gjobitur dhe raportuar disa herë në muajt e fundit për shkelje në lidhje me administrimin e restorantit dhe masat e koronës.
Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar 17 meshkuj nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Kosova dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Ata dyshohet se kanë operuar me lojëra të paligjshme bixhozi, ka njoftuar të martën policia e qytetit.
Për më tepër në atë restorant ishte e ndaluar edhe pirja e duhanit dhe as kjo ndalesë nuk është respektuar.