Për shkak të numrit në rritje të rasteve të infeksionit edhe në shkollat fillore dhe infeksionit të parë të konfirmuar me mutacion të koronavirusit të ri në kantonin Basel-Landschaft, qeveria e kantonit ka zgjeruar detyrimin e vënies së maskës edhe për nxënësit në klasën e pestë dhe të gjashtë të fillores.
Kështu, tani e tutje, vënia e maskës është e detyrueshme për nxënësit e moshës 10 vjeç e lart, shkruan srf.ch.
Maskat u jepen nxënësve pa pagesë, transmeton albinfo.ch.
Këshilli qeveritar dëshiron t’i përmbahet vendimit që mësimi të vazhdojë të mbahet me prezencë fizike, në të gjitha nivelet e shkollës për sa kohë që lejon situata epidemiologjike. Në të ardhmen, mësuesit e të gjitha niveleve mund të marrin maska FFP2 nga administratorët e tyre të shkollës.