Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar se 42 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes postës dhe shërbimeve të tjera të votuesve.
Ai bëri të ditur se 5 mijë aplikues janë nga posta dhe 5 900 aplikues përmes kërkesave të shërbimeve të KQZ-së.
Por numri i saktë i atyre që kanë të drejtë vote do të dihet pas shqyrtimit të aplikacioneve.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, në të cilat do të votojë edhe diaspora, përcjell albinfo.ch.