Në 40-vjetorin e demonstratave të studentëve është vendosur gurthemeli i monumentit që i kujton demonstratat e vitit 1981.
Ky monument do të vendoset në hapësirat e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
“Sot në hapësirat e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në 40-vjetorin e ngjarjeve historike është vënë gurthemeli i monumentit që përkujton demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan në mensën e studentëve në emër të studentëve të asaj kohe. Aktiviteti ka vazhduar me hapjen e ekspozitës “Vullkani i Republikës”, i përcjellë me fotografi dhe është përmbyllur me organizimin e një tryeze në Mensën e Studentëve”, thuhet në njoftim.
