Një kontroll i sigurisë në ushtrinë zvicerane ka regjistruar në radhët e saj katër raste të dyshuara islamistësh të motivuar nga ekstremistët xhihadistë. Kështu raporton gazeta «Schweiz am Sonntag».
“Mund të jetë e mjaftueshme të përjashtohen nga ushtria zvicerane mënyra ekstreme apo radikale e të praktikuarit të islamit. Nëse kjo është bërë në katër raste të përmendura, nuk duan ta komunikojnë në ushtrinë zvicerane“, përcjell lajmin albinfo.ch.
Të gjithë rekrutët e ardhshëm duhet të kalojnë nëpërmjet ekzaminimit të sigurisë personale. Nëse dyshohet për një potencial në rritje për dhunë te një i ri apo e re, zhvillohet një vlerësim i hollësishëm mbi rreziqet.
“Shqetësimi ynë ka të bëjë me gjithçka të mundshme për të parandaluar deliktet e mundshme të dhunës me armë të ushtrisë”, thotë një zëdhënëse e ushtrisë zvicerane.