Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile.
Ministri Filpçe bëri me dije se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 3 518 teste dhe prej këtyre kanë dalë pozitivë 392 raste.
Ndërsa shpjegoi edhe situatën e krijuar nëpër spitalet e vendit, konfirmoi edhe mbylljen e Klinikës për Rehabilitim në Kozle dhe se pacientët që janë aty janë transferuar te spitali “8 Shtatori”.
Po ashtu, Filipçe tha se po kryen testime edhe në terren, nëpër banesat e personave që nuk lëvizin dot, sidomos të të moshuarve, në mënyrë që mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Gjithashtu, ministi Filipçe tha se ka filluar punë edhe pika e Çairit për marrjen e testeve, ndërsa kapaciteti i pikave të testimeve janë dyfishuar deri trefishuar.
Ministri i Shëndetësisë tha se gjendja në Kumanovë është nën kontroll, edh pse ka pasur 19 raste brenda një dite. Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në qytetin e Kumanovës dhe po merren shumë materiale testimi për dedektimn e personave të tjerë të prekur me virusin.
Deri tash në Maqedoni kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi.