Pasuria që zotëron një zviceran mesatarisht ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2013. Zvicerani mesatar ka në konton e tij mesatarisht 391 mijë franga, që është rreth 15 mijë franga më shumë se një vit më parë. Faktorët kryesorë të kësaj ngritjeje janë kursi i aksioneve në rritje dhe çmimet më të larta të patundshmërive.
Pasuria private neto e të gjitha ekonomive familjare të Zvicrës të marra së bashku në vitin 2013 qe ngritur për 5 për qind duke arritur shifrën prej 3186 miliardë franga. Këtë shumë e ka publikuar Baka Nacionale e Zvicrës përmes një komunikate të publikuar të enjten. Me këtë nivel të pasurisë është tejkaluar edhe një herë rekordi që ishte arritur vitin e kaluar.
Rol parësor për shtimin e pasurisë private kanë pasur fitimet kapitale dhe pjesëmarrja në skemat e investimeve kolektive (59 miliardë franga). Veç kësaj, vlera përgjithshme e patundshmërive (të banimit) e personave privatë është rritur për 77 miliardë duke u bërë 1739 miliardë franga.