Statistikat zyrtare kanë treguar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 383 raste të reja me COVID-19 nga testime, shkruan albinfo.ch.
Tetë persona është dashur të shtrihen në spital në 24 orët e fundit, derisa gjatë 24 orëve asnjë person nuk ka ndërruar jetë në Zvicër.
Nga fillimi i pandemisë 40,645 raste janë paraqitur në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit, ndërsa 1 723 persona kanë ndërruar jetë.