Këtë vit 37 vetë u mbytën në ujërat zvicerane. Numri i fëmijëve që kanë humbur jetën në ujë ishte rritur.
Numri i personave të mbytur u rrit në vitin 2018 në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e viktimave ishin 27 burra, gjashtë gra dhe katër fëmijë, siç raporton Swiss Life-Saving Society (SLRG). Pas sezonit të vitit 2017, 34 vetë u mbytën, përfshirë një fëmijë.
Dy aksidente fatale ndodhën në një banjë, një në një pishinë private dhe një në një pellg. Në total u mbytën 12 persona me shtetësi të huaj.
Nga 37 viktimat, 33 raste ndodhën në ujërat e hapura.