Mësohet se një 36-vjeçare, banuese në Londër, është ndaluar për kontroll nga policia kufitare e Rinasit dhe u gjet me 10.200 paund të padeklaruara, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kontrollit në çantën e dorës u gjetën paratë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruajnë mediat shqiptare.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M., 36 vjeçe, banuese në Londër”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.