Gjatë ditës është raportuar se pesë të vdekur ishin në tërmetin në Meksikë. Megjithatë, numri i të vdekurve është rritur, dhe sipas mediave ndërkombëtare ka shkuar në 36, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte njëri nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Meksikën në shekullin e fundit. Raportohet se tërmeti ishte i fuqishëm 8.2 shkallë të Rihterit.
Gjithashtu raportohet se 200 të tjerë janë lënduar, kurse tërmetin e kanë ndjerë rreth 50 milionë meksikanë, andaj numri i të vdekurve mund të rritet.
Po ashtu raportohet se dëmet materiale janë të mëdha, dhe gjendja nuk është aspak e mirë.