Numri i të lënduarve ka shkuar në 35, pas një aksidenti që ndodhi në qytetin gjerman Duisburg, raportojnë mediat gjermane.
Sipas shërbimit lokal të emergjencave, aksidenti ndodhi kur dy trena u përplasën mes vete në një tunel nëntokësor në rrethin e Meiderich, përcjell albinfo.ch.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se dy persona janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e trenave ndërsa të tjerët raportohet për gjendje të mirë shëndetësore.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel.
Disa autobusë u vunë në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut.
Ende nuk dihet se çka e shkaktoi aksidentin.