Liria për të udhëtuar dhe lëvizshmëria e punëtorëve ndërkufitarë duhet të garantohen në çdo kohë. Një dispozitë e tillë përfshihet në ligjin Covid-19, por është në fuqi vetëm deri në fund të vitit 2021, përcjell albinfo.ch.
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka votuar për të zgjeruar këtë dispozitë, duke argumentuar se rreth 340,000 punonjës ndërkufitarë që vijnë për të punuar në Zvicër çdo ditë nga vendet fqinje dhe janë thelbësorë për ekonominë zvicerane.