Shtabi Emergjent në Fushë-Kosovë falënderon IKSHP-në për veprimin e shpejtë, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.
Njëherësh njoftohet se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 125 raste pozitive me koronavirus.