Vitin e kaluar numri i tyre ka tejkaluar shifrën rekorde prej 33.3 milionë njerëzish.
Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, të publikuar në Gjenevë, 63 për qind e tyre janë në pesë vende: Siri, Kolumbi, Nigeri, Republikën Demokratike të Kongos dhe në Sudan.
“Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me këta numra dhe tendencën në rritje të vazhdueshme”, tha komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres, i cili ishte i pranishëm në publikimin e raportit në Gjenevë, të realizuar nga Qendra e Monitorimit të të Zhvendosurve.
Rekordi është arritur me Sirinë, ku në çdo minutë një familje e braktis shtëpinë dhe ik në një vend tjetër, thuhet në raportin e publikuar në Gjenevë.