Të gjithë janë migrantë nga shtete të ndryshme, por kryesisht nga Siria.
Zariqi tha se ata kontrollohen vazhdimisht nga ekipet mjekësore dhe se, deri më tash, nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Policia e Kosovës, pak ditë më parë, ka ndaluar disa migrantë në Prishtinë, që qëndronin në shtëpi të braktisura.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, në Kosovë, që nga fillimi i vitit, kanë hyrë ilegalisht rreth një mijë migrantë.
Zariqi tha se prej tyre, rreth 700 kanë kërkuar azil.