Biletat për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian do të dalin në shitje sot pasdite, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri më 7 shtaor, në një ndeshje të xhiros së katërt në Grupi A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
FFK-ja njofton se biletat do të dalin në shitje sot pasdite në platformën online www.tiks.app, përcjell Albinfo.ch.