Në stacionin hekurudhor të Andermatt-it, Kantoni Uri, pak para mesditës së sotme ka ndodhur një aksident trenash, me ç`rast kanë pësuar lëndime 30 persona. Siç raporton gazeta “Urner Zeitung”, aksidenti ka ndodhur me rastin e një manovrimi në rangim të trenave.
Një lokomotivë është përplasur mbi një tren që në ato momente nuk ishte duke lëvizur, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj kohe në trenin e kompanisë Matterhorn-Gotthard-Bahn ndodheshin rreth 100 udhëtarë.
Ky aksident ka bërë që të bllokohet linja hekurudhore në relacionin Göschenen-Andermatt. Policia dhe ekipet shpëtimtare, përfshirë këtu edhe helikopterët, kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se asnjëri nga 30 personat e lënduar nuk ka marrë lëndime me rrezik për jetën.