Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 30 persona në tërë vendin.
Një person sipas policisë është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeve rreth një prone kishte kanosur një person, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në Prishtinë është arrestuar një person pasi që kishte kanosur nënën e tij.
Në një rast tjetër në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë rrahur në mes vete.
Në raportin e policisë raportohet se një tjetër person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht vajzën tij.