Të gjithë shtatë brezat e Volkswagen Golf këtë numër të konsiderueshëm të prodhuesit gjerman e kanë arritur pas 39 vjetëve.
Kopje jubilare është versioni “TDI BlueMotion”, i cili gjithashtu është Golfi më ekonomik në historinë e këtij modeli që harxhon mesatarisht 3.2 litra në 100 km.
Sipas fjalëve të kryetarit të Volkswagen, Martin Winterkorn, historia e Golfit është një histori e përparimit në industrinë e automobilave.
“Duke filluar nga brezi i parë, i cili debutoi në vitin 1974, nëpërmjet shfaqjes së TDI të gjeneratës së tretë me sistemin ESC (Kontrolli Elektronik i Stabilitetit) deri kohët e fundit të gjeneratës së shtatë me sistemim “Automatic Post-Collision Braking” që ndalon pas goditjes lëvizjen e pakontrolluar të automjeteve.
Volkswagen ka llogaritur se që nga fillimi i prodhimit të Golfit , kompania ka shitur çdo ditë mesatarisht më shumë se 2.000 automjete.
Në shtator të vitit 2012 “Golf 7” ishte zgjedhur vetura evropiane më e mira në botë për vitin 2013