Qeveria hungareze po iu ofron çifteve të martuara një shpërblim prej 30 mijë e 590 eurove nëse ata bëjnë tre fëmijë.
Sikur shumë vende të BE’së, vendi përballet me mungesë të forcës puntore pasi që puntorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Çiftet duhet të plotësojnë këto kushte:
-Duhet të jenë të martuar
-Së paku për njërin duhet të jetë martesa e parë
-Gruaja duhet të jetë e moshës prej 18-40 vjeç
-Së paku njëri nga të dy duhet të i ketë të paguara kontributet sociale në tre vitet e fundit në Hungari.
Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullësisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit.