Të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Fitim i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Ai është i dyshuari kryesor për sulm ndaj kryeredaktorit ‘Insajderi’. Kajtazi ishte sulmuar ditë më parë në një lokal në kryeqytet.
Njëri nga gazetarët më investigues ka deklaruar se është i bindur që është sulmuar për shkak të punës së tij si gazetar dhe jo për diçka tjetër.
Vendimi për masën e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata Themelore në Prishtinë pas kërkesës së Prokurorit.
Thaqi u dorëzua në Polici, të shtunën mbrëma, një ditë pasi sulmoi fizikisht Vehbi Kajtazin.