Një pjesëtar i FSK-së do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë për keqpërdorim seksual ndaj një të miture.
Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur të marrë për bazë provat dhe dëshmitë e paraqitura nga prokuroria për pjesëtarin e FSK-së.
Pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.
Sipas policisë, i njëjti pa dëshirë ka futur një të mitur në veturë dhe ka tentuar ta keqpërdorë atë seksualisht.