Tre persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat vendore në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Vdekjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që ka pranuar informatën për aksidentin rreth orës të ditës së djeshme 23:00.