Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke pasur një “boom” në krijimin e vendeve të reja të punës që nga ardhja e Joe Biden në krye të vendit, transmeton albinfo.ch.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris, me anë të një postimi ka treguar se sa vende pune janë krijuar që nga koha kur u bë Joe Biden president.
“Më shumë se 3 milionë vende të reja pune që nga koha kur Joe Biden dhe unë erdhëm në zyrë. Amerika është duke bërë progres”, u shpreh Kamala Harris.