Në qytetin e Ticinos në Zvicër, diaspora shqiptare ka grumbulluar ndihma për të prekurit nga tërmeti që janë strehuar në ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren.
Këto ndihma janë grumbulluar nga Bashkim Sejdiu, Sebastian Krasniqi, Arton Asllani dhe Egzon Sadrija.
Ata kanë thënë për Albinfo se qëllimi i tyre është që t’i ndihmojnë shqiptarëve të Shqipërisë që janë vendosur në Kosovë për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë shkruan Albinfo.ch.


