Ekipi nga “Jugend und Medien” (Rinia dhe mediat), platforma kombëtare për promovimin e aftësive mediatike, prezantonë fletushkën e tij më të re: “Rekomandime për trajtimin e mediave dixhitale”.
Siç thuhet në një njoftim që ky ekip i ka dërguar albinfo.ch, versioni i mëparshëm i fletushkës, i njohur nën titullin “Rregullat e Arta”, kishte një tirazh prej gati 600.000 kopjesh dhe ishte deri tani botimi më i popullarizuar në mesin e të rinjve dhe mediave.
“Tani kemi rishikuar thelbësisht rekomandimet”, thuhet më tutje në njoftim. Tani kemi tri fletëpalosje në vend të një sa ishte më parë, kësaj radhe përmbajtja është përshtatur për tri grupmosha. Kështu, ekziston një fletëpalosje për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve deri në moshën shtatë vjeç, një tjetër me rekomandime që synojnë fëmijët e shkollës fillore dhe një i tretë që ofron këshilla për të gjitha aspektet e konsumit të mediave nga të rinjtë, përcjell albinfo.ch.
Të tri fletushkat sigurisht që janë akoma të disponueshme në 16 gjuhë (përfshirë Portugezisht, Tigrinje, Shqip dhe Rusisht) – falas, si shkarkim ose në versionin e shtypur. Ato mund t`i gjeni dhe shkarkoni këtu: https://www.jugendundmedien.ch/angebote-beratung/bestellung-publikationen/flyer-in-16-sprachen.html
Ndërsa informacione të mëtejshme, shpjegime, linka interesantë – të gjitha këto mund të gjenden në faqen tonë të internetit në seksionin “Rekomandime”, në këtë link: https://www.jugendundmedien.ch/de/empfehlungen.html