Deri në vitin 2023, të gjitha stacionet hekurudhore dhe trenat zviceranë duhet të jenë të arritshëm për njerëzit me lëvizshmëri të reduktuar. Për të arritur këtë qëllim, Konfederata po merr disa masa dhe siguron edhe 2.6 deri 3.8 miliardë franga zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi, buxheti për rregullime është 6.7 miliardë franga zvicerane. Anna Barbara Remund, drejtoreshë e BAV-së, shpjegon atë që pret nga kompanitë hekurudhore dhe si mund të zbatohet aksesi i njerëzve të hendikepuar.