Në Kosovë numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3.362, duke përfshirë edhe 119 rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 480 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 9.239 pacientë, përfshirë 154 në 24 orët e fundit.
Numri i vdekjeve ka rënë në dy ditët e fundit. Në 24 orët e fundit është raportuar për një të vdekur, ndërsa një ditë më parë ishin 6 vdekje. Prej disa javësh, vdekjet në Kosovë nga Covid-19 janë regjistruar me numra dyshifror.
“Numri total i rasteve pozitive është 13.100, nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes”, ka bërë të ditur IKSHPK, përcjell albinfo.ch.