Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi 29,026 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Mesatarja 7-ditore tani është 27,396 raste në ditë ose 26 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Sipas trendit aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 21 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3460.46.
BAG raporton po ashtu 184 pranime të reja në spital në 24 orët e fundit. Kështu, mesatarja 14-ditore është 88 shtrime në spital në ditë. 1779 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19.
Kjo është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 143 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 4 për qind më shumë se një javë më parë.
BAG raporton 13 raste të reja të vdekjes nga Covid-19.