Nga rreth 300 të punësuar, 29 persona janë pozitivë me COVID-19 deri më tani, tha Franz Klingenbruner nga Drejtoria krahinore e Austrisë së Ulët, shkruan nachrichten.at, përcjell Albinfo Austria.
Testimet e mëtejshme janë ende në zhvillim e sipër. “Të gjithë punonjësit në qendrën e shpërndarjes së postës Hagenbrunn janë duke u testuar”, shpjegon Klingenbrunner.
Nga 29 të infektuar, 22 janë nga Vjena dhe shtatë të tjerë nga Austria e Ulët.