Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
Në total numri i rasteve aktive është 538.