Gjatë vitit të kaluar në Zvicër kanë punuar 287.100 të huaj të cilët kanë jetuar në vendin e tyre, në zonat kufitare me Zvicrën. Kjo tregon se numri i tyre është rritur për 3.1 për qind ose 8600 më shumë se një vit më parë. Me gjithë këtë, kjo është shkalla më e ulët e rritjes së kësaj kategorie gjatë pesë viteve të fundit, njofton Zyra Federale për Statistikë. Kështu në vitin 2013 kishte rritje prej 3.8%, në vitin 2012, 6.0% dhe në vitin 2011, 9.1%.
Në vitin 2009 punonin 221.600 veta që në krahasim me numrin e shënuar në fund të vitit 2014 (kur ishin 287 mijë) është një rritje prej rreth 66.000.
Numri më i madh i punëtorëve “kufitarë” që punojnë në Zvicër vijnë nga Franca, gjegjësisht kanë vendbanimin në Francë.
Pothuaj 62 për qind të punëtorëve nga ana tjetër e kufirit punojnë në sektorin e shërbimeve, 37.4% në industri dhe 0.7% në bujqësi.