Gjashtë persona kanë vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sot janë kryer 1893 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.