Një 28-vjeçar shqiptar është gjendur i varur në qelinë e burgut në Itali, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, mësohet se 28-vjeçari ndodhej në burgun e Forli. I riu shqiptar ishte sjellë në këtë institucion dënimi në mbrëmjen e 16 shtatorit, me dënimin përfundimtar 2 vjet burgim.
28-vjeçari u gjet i vetëvarur në qeli natën, duke u gdhirë data 17 shtator.
Pak javë më parë ishte shqiptarja Donatella Hodo, 27 vjeç, e cila u vetëvrarë me një furnelë gazi në burgun Montorio në provincën e Veronës.