Shoqata Kulturore Sharri ka nderin të ftojë këdo, shqiptarë dhe miqtë e tyre, në festën dedikuar Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së mëmëdheut në muajin e kombin tonë, siç e kemi quajtur Nëntorin.
27 Nëntor 2021 një festë për të gjithë, nga ora 17:00 deri në 24:00.
“Nëntori i Flamurit”, sepse ky muaj shënjohet nga dy ngjarje të mëdha:
Pavarësia dhe çlirimi i vendit!
Në bashkëpunim me Swiss Albania Event ka siguruar për ju dhe do të prezantohet në St. Gallen dhe mbështetjen e Muzeu Historik Kombëtar një seri fotografish nga dita e shënuar 28 Nëntori 1912, por edhe ato të çetave nga trojet shqiptare që iu bashkuan kryengritjes të pavarësisë.
Në përputhje me rregullat që ka caktuar qeveria e Zvicrës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pjesëmarrja është e lejuar vetëm me covid certifikatë apo test 48 orësh.
