Në Gllogjan të Deçanit u shënua sot 26-vjetori i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zhvilluar më 24 mars 1998, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.
Në këtë ditë, 26 vjet më parë, në Gllogjan u zhvillua beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, përcjell Albinfo.ch.
Besohej se cak i forcave serbe ishte familja Haradinaj. Në këtë betejë ranë dëshmorë Him Haradinaj dhe Gazmend e Agron Mehmetaj.
Për ta kujtuar këtë ditë historike, gjatë ditës u bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku u mbajt edhe manifestimi qendror./Albinfo.ch