Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në orët e pasdites në Itali.
Anila G., 26-vjeçare ka humbur jetën derisa ishte në vendin e punës.
Sipas raportimeve të mediave, ajo punonte në Treviso në një kompani për prodhimin e ushqimeve të ngrira. Dëmtimi vdekjeprurës i erdhi nga një makinë ambalazhimi ku sipas hetimeve, koka i kishte mbetur në makineri.