Një peticion po kërkon rivendosjen e trenit të katërt ditor TGV Lyria mes Lozanës dhe Parisit, i cili u ndërpre në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
Sipas nismëtarëve, që nga heqja e këtij shërbimi, tre trenat e mbetur janë shpesh të mbingarkuar, duke krijuar vështirësi për pasagjerët.
Ata argumentojnë se rikthimi i trenit të katërt është i domosdoshëm, pasi kjo linjë përbën një lidhje hekurudhore jetike për lëvizshmërinë, zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rajonet Jura, Haut-Doubs dhe Zvicrën frëngjishtfolëse. Si dëshmi e rëndësisë së kësaj linje, peticioni ka mbledhur rreth 2,500 nënshkrime brenda vetëm tre javësh.