Dita e diel ishte ditë speciale për komunikimin përmes telefonave.
Më 3 dhjetor të vitit 1992 u dërgua SMS-i i parë në botë.
I përshtatur me kohën e vitit aty shkruante “Gëzuar Krishtlindjet”, raporton TechSpot.
Mesazhi i parë i dërguar tekstualisht në telefon ishte nga Neil Papworth për rrjetin e Vodafonet. Në atë kohë telefonat nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe, andaj Papworth e realizoi atë përmes një kompjuteri, transmeton Albinfo.ch.
Deri në vitet e fundit, SMS-ët ishin më të përdorurit, por së fundmi janë zbehur për shkak të rritjes së efikasitetit të Messengerit, WhatsAppit dhe iMessage e aplikacione të tjera për të cilat duhet vetëm të ketë internet për të dërguar mesazhe.