Skip to content

25 qytetet ekonomikisht më të fuqishme në botë

“CityLab” dhe „Martin Prosperity Institute“ kanë përpiluar një listë të qyteteve ekonomikisht më të fuqishme në botë, ndërsa në dy vendet e para figurojnë Londra dhe Nju-Jorku.

Janë marrë parasysh disa kritere për ranglistën e krijuar: ndikimi ekonomik, barazia dhe cilësia e jetës, fuqia financiare dhe konkurrenca globale. Nga 25 qytete, dhjetë janë nga Evropa, pesë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtatë nga Azia.

Vendin e 23-të e ndajnë Moska, San Francisco dhe Uashingtoni, ndërsa në vendin e 22-të vjen Gjeneva. Vend i 18-të është e ndarë nga Shanghai, Pekini, Oslo dhe Bostoni.

Vendi i 16-të i takon Osakas dhe Dublinit, ndërsa i 14-ti është i ndarë nga Helsinki dhe Sydney. Renditja është kjo:

13. Cyrihu
12. Chicago
10. Toronto, Stokholm
9. Vienna
8. Seul
7. Los Angeles
6. Singapor
5. Paris
4. Hong Kong
3. Tokio
2. Londër
1. New York