Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Austria ka 349,055 infektime, transmeton albinfo.ch.
Thhuhet se situata është e mirëmenaxhuar dhe ka një ulje të madhe të infektimeve, veçmas në muajin e fundit.
Referuar të dhënave të fundit, në Austri ka 25,118 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.
Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë, 3,729,944 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.