„Stres testi“ është një vlerësim i rezistencës së sektorit bankar në një situatë negative të zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
Bankat në bazë të këtij skenari kanë nëntë muaj për të përmirësuar financat e tyre, ose rrezikojnë të mbyllen.
Në këtë kontroll të stresit financiar nga Autoriteti Bankar Evropian janë përfshirë 130 bankat e BE-së, për të përcaktuar nëse ato mund të përballojnë një tjetër krizë financiare.
Rishikimi është bazuar në rezultatet e mira financiar të bankave në fund të vitit 2013.
Dhjetë prej tyre kanë marrë masa për përmirësimin e bilanceve të tyre.
14 bankat e mbetura të cilat nuk kanë marrë ende masa janë në Eurozonë.
Një ndër bankat më të prekura prej këtij “stress testi” vlerësohet banka italiane “Monte dei Paschi”.
Ndërkohë përsa i përket testit të qëndrueshmërisë katër banka të Britanisë së Madhe iu nënshtruan dhe asnjë prej tyre nuk dështoi, përveç “Lloydds”, e cila kaloi me vështirësi.